Gara zgjedhore në SHBA, Biden grumbullon më shumë fonde publike se Trump

by Merita

Zgjedhjet ende nuk janë mbajtur, por Biden ka marrë një fitore simbolike. Presidenti aktual kryeson ndaj Donald Trump, kur vjen puna për grumbullimin e fondeve publike të dhuruara për fushatën presidenciale.

Sipas të dhënave zyrtare, ekipi i fushatës së Biden dhe Partia Demokrate, kanë mbledhur së bashku më shumë se 80 milionë dollarë. Ndërsa kampi tjetër, ai Republikan, bashkë me ekipin e fushatës të Trump kanë në dorë vetëm 39 milionë dollarë.

banner

Këto shifra janë bazuar në raportimet mbi mbledhjen e fondeve dhe shpenzimet gjatë janarit. Aktualisht, për muajin shkurt, Biden dhe demokratët kanë marrë kryesimin me mbi 24 milionë dollarë të mbledhura, ndërsa Trump dhe ekipi i tij posedojnë vetëm 8.7 milionë dollarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy