Një valë polemikash ka përfshirë rrjetet sociale pasi artisti i njohur i makijazhit, Dario Doka, ka publikuar një seri postimesh në Instagram ku ka ngritur akuza të ashpra ndaj Meriton Mjekiqit.
Dario e ka etiketuar Meritonin me fjalë të rënda si “shpifës”, “injorant” dhe “burracak”, duke i shtuar më tej një narrativë të ndërlikuar lidhur me pretendime të caktuara rreth sjelljes së tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania
Në një nga postimet e tij të flaktë, Doka ka shkruar: “Shpifës, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”.
Këto deklarata vijnë pasi Dario shprehu indinjatën me veprimet e Meritonit dhe Ilnisës, që përmendën indirekt vajzën e Ledjonës në shtëpi, duke e bërë atë të ndjehet keq për mungesën e madhe që ndjen për vajzën e saj të vogël, të cilën e ka lënë jashtë shtepisë.
Deklaratat e Darios kanë ndezur një debat të gjerë në rrjet, me komentues që diskutojnë rreth akuzave dhe atyre që mbështesin secilin palë.
Në këtë kohë, nuk ka pasur një përgjigje publike nga Meriton Mjekiqi në lidhje me postimet e Dario Dokës.