Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka kërkuar reagim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas vdekjes një katër vjeçare nga komuniteti jo shumicë në rrethana të dyshimta.
Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se duhet të sqarohen rrethanat e rastit.
Veç kësaj, ai ka thënë se në aspektin njerëzor, moral dhe etik, do të duhej të interesohej ministri i Shëndetësisë, e madje, edhe ministra e zyrtarë të tjerë.
“Në aspektin njerëzor, moral dhe etik, Ministri i Shëndetësisë do të duhej të interesohet, sqarohet dhe të deklarohet në publik kur një fëmijë katër vjeçar e humb jetën. Njejte do të duhej të vepronin edhe ministra e pozita tjera udheheqese.” – ka thënë ai.
Tutje, Miftaraj ka thënë se aspekti njerëzor, është zëvendësuar me agjenda politike e monetare.
“Po ja qe aspekti njerezor, etik e moral eshte zevendesuar me agjenda politike dhe monetare, fatkeqesisht.” – ka thënë ai.