Edona James ka qenë kryefjala e sezonit të dytë në Big Brother VIP Kosova duke shkaktuar të qeshura pa fund tek publiku dhe duke marrë pas vetes shumë adhurues.
Së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet” ku shpalosi të pathënat për jetën e saj, eksperiencën e fundit në BBVK si dhe famën pas përfundimit të këtij formati.
Edona James tha se pas përfundimit të BBVK-s dhe pas daljes nga shtëpia ajo kishte kuptuar se kishte fituar zemrat e shumë njerëzve, prej të gjitha gjeneratave.
Ajo gjithashtu foli edhe për jetën e saj private si dhe për martesën e saj nëntëvjeçare me një biznesmen gjerman.
“Kam qenë e martuar për nëntë vjet, por u divorcova para tri vjete nga ai. Dhe po e shijoj jetën ‘single’ nuk më mungon aspak”, u përgjigj Edona kur u pyet nëse e kishte marrë malli për të pasur një partner në krah.
Transgjinorja, e cila rezultoi e katërta në finalen e BBVK 2, gjithashtu foli për lidhjet e saj të kaluara përfshirë edhe me një futbollist të njohur.
“Unë nuk kam dëshirë të jem më në lidhje me një person të njohur. Një herë kam qenë në lidhje me një person të njohur, një futbollist, siç e dini të gjithë. Për mu nuk ka rëndësi se a është i famshëm me rëndësi se çfarë zemre ka”, theksoi mes tjerash James.