Spitali i Gjakovës për rastin e 4-vjeçares: Kemi ofruar dokumentacionin e kërkuar, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet

by engel

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ka reaguar në lidhje me rastin e vajzës 4-vjeçare që ka vdekur të martën në QKUK dhe e cila fillimisht ishte trajtuar në këtë spital.

Pas dyshimeve të ngritura nga prindërit se personeli mjekësor e ka neglizhuar rastin e vajzës së tyre duke shkaktuar fatalitet, nga Spitali i Gjakovës kanë thënë se kanë ofruar të gjithë dokumentacionin e kërkuar që nga momenti i pranimit të rastit, e deri në momentin e referimit të pacientes për QKUK.

banner

“Në lidhje me raportimet për trajtimin e fëmijës (4 vjeçar), fillimisht ju njoftojmë se me datë 16 shkurt 2024, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë, ku pas konsultimit me Pediatrin, Ortopedin dhe Kirurgun, fëmija ndalohet për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirurgjisë”, thuhet në reagimin për media.

Sipas tyre, konsultimet dhe mbikëqyrja profesionale mjekësore ka vazhduar derisa gjendja ka filluar të përkeqësohet dhe mjekët kanë konstatuar se nevojitet trajtim i mëtejmë në QKUK, pra trajtim në nivelin terciar.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Policia e Kosovës, dhe Prokuroria kanë filluar hetimet. Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, shprehim ngushëllime familjes me rastin e humbjes së fëmijës së tyre, bashkëndjejmë me familjen”, bëhet e ditur më tej në reagimin e spitalit.

Lidhur me rastin kanë reaguar Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, të cilët kanë kërkuar hetim të plotë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy