Deputeti i VV-së që pamundësoi votimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues ishte Eman Rrahmani

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kritikuar sot një deputet të Vetëvendosjes se nuk po merr pjesë qëllimshëm në votim në mënyrë që të mos kalohet në votim Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Bëhet fjalë për deputetin e Vetëvendosje, Eman Rrahmani,

“Një deputet nga mazhoranca qëllimshëm nuk po voton e provojmë edhe herën e tretë dhe pastaj e lëmë këtu”, tha Konjufca

banner

Këtu reagoi Rrahmani që i tha Konjufcës se pse nuk po ia përmend emrin.

Ndërkaq kryekuvendari tha se e përmendi vetëm për të treguar teknikisht se pse spo arrihet të kalojë pika e rendit të ditës

“S’kam nevojë me ta përmend emrin bre, pse çka, s’kam nevojë me të përmend emrin. Kjo është për me e kuptu teknikisht çka po ndodhë. Jo jo deputetë e kanë shpjeguar të gjithë pozicionin e vet e nuk kemi nevojë me i gjyku fare. Këto janë përcaktime të lira qysh donë deputetët. Teknikisht posë s’po mundemi të votojmë është kjo , tash nëse nuk funksionoi e lëmë këtu. Nuk ka diçka të veçantë na ka ndodhur plotë herë”, ka thënë Konjufca.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy