Milan Radoiçiq, personi i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ndodhet tashmë në sistemin e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, INTERPOL për urdhërarrest. Radojçiq, i cili i priu grupit terrorist në Basnjskë, aktualisht ndodhet në Serbi ku i është caktuar masa e largimit nga Serbia dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë. Javëve të fundit është shtuar presioni ndaj autoriteteve në Beograd që ta burgosin por ata kanë refuzuar.
INTERPOL-i e lëshoi fletarrest për Radoiçiqin, për të cilin thotë se ka kryer dy vepra penale në Kosovë: krim të ndërlidhur me terrorizëm dhe pastrim parash
Raportin për Radoiçiqin në INTERPOL, i së fundmi është përditësuar më 16 shkurt 2024.
Në pjesën e fakteve për rastin, në dosje shkruhet :”Më 24 shtator 2023 rreth orës 02:45 në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, i dyshuari dhe bashkëkryesit e tij besohet se kanë vepruar së bashku për të hyrë ilegalisht në Kosovë me dhjetëra automjete të mbushura me armë, municion dhe veshje ushtarake dhe bllokuan rrugën me dy kamionë me qëllim që t’ua zënë pritën policëve të Kosovës. Ata sulmuan PK-në me granata dhe armë të ndryshme në urën afër Manastirit të Banjskës, duke vrarë oficerin e PK-së, Afrim Bunjaku dhe duke plagosur oficerin Alban Rashiti”.