Elektrosever në fshatrat shqiptare në Veri për regjistrimin e njehsorëve, thonë se e kanë njoftuar policinë

by Nexhat

Punëtorët e Elektroseverit sot dhe në ditët në vijim do të shkojnë në fshatrat shqiptare në veri të Kosovës për të regjistruar dhe lexuar njehsorët në mënyrë që të kenë një pasqyrë të situatës reale në terren para fillimit të tarifimit të konsumit të energjisë elektrike, kanë thënë nga Eletroserver për mediumin qeveritar serb “Kosovo Online”.  

Ata sqarojnë se “në fshatrat shqiptare shkojnë pa përcjelljen e policisë së Kosovës, por se policinë e kanë njoftuar vetëm për aktivitetet në terren që do të kryhen në terren në ato vendbanime për të shmangur keqkuptimet dhe incidentet e mundshme”.

banner

“Në periudhën paraprake kemi numëruar njehsorët në mjediset serbe, për të bërë një prerje të tërthortë të situatës aktuale dhe kemi hasur në një mirëkuptim dhe në të vërtetë një pritje më se korrekte të njerëzve tanë. Kur të mbarojmë këtë pjesë të punës në terren, mund të flasim për faturat e para, të cilat do të llogariten në bazë të shumës minimale paushall”, sqarojnë nga Elektrosever.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy