Haziri, presidentes Osmani: Është bërë zjarrfikëse politike

by Nexhat

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka quajtur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, “zjarrfikëse politike” në mes të Qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Haziri sipas Dukagjini, ka deklaruar ndër tjera, se ndërkombëtarët po gjejnë mundësi për të komunikuar me institucionet e Kosovës vetëm përmes presidentes Osmani, përcjell klankosova.tv.

banner

”LDK e ka votu atë si presidente me një siguri që e kemi kërku. Kemi mundur të bëjmë kërkesa politike. E vetmja kërkesë ka qenë ta zbatojë Kushtetutën, ta garantojë dialogun politik, social”.

”Presidentja na pat ardhë me një program edhe për ekonomi të gjelbër e ambient që ka me stimulu, përveç studimit të ligjit. Ne i kemi thënë a na garanton që je përfaqësuese kushtetuese e republikës”.

”Tani është bërë zjarrfikëse politike, sepse ajo krejt këto kriza të vogla, tani natyrisht partnerët se lënë Kosovën vetë. Po e shfrytëzojnë të vetmen mundësi me komuniku me institucionet  tona”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy