PDK në Prishtinë i reagon LVV-së: Bashkëqeverisja me LDK-në ka përfunduar, zyrtarët tanë janë dorëhequr nga ndërmarrjet publike

by Nexhat

Grupi Këshilltarëve Komunal të LVV-së ka shprehur dyshime se PDK dhe LDK në publik paraqiten të ndara, por sipas tyre në prapaskenë qëndrojmë të bashkuar në kryeqytet.

“Si LVV, kemi dyshimet tona për këtë dhe mendojmë që tashmë ka një dakordim të fshehtë mes tyre, ku në publik paraqiten të ndarë dhe në prapaskenë qëndrojnë të bashkuar. Për ata që kanë harruar, koalicioni i lidhur mes PDK-LDK, nuk ka qenë vetëm dakordimi për ndarjen e drejtorive komunale, por edhe menaxhimi i dhjetë ndërmarrjeve publike lokale, që realisht i takojnë Kuvendit të Komunës së Prishtinës”, ka deklaruar asambleistja e LVV-së Nora Kelmendi

banner

Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar shefi i asamblistëve të PDK-së, Leutrim Retkoceri

Retkoceri përmes një shënimi në Facebook ka thënë se “bashkëqeverisja në Prishtinë me LDK-në ka përfunduar në ditën kur e kemi shfuqizuar këmbimin e pronave në Badoc”

“Jemi larguar nga ekzekutivi dhe të gjithë asamblistët e PDK-së që kemi qenë aksionarë në Ndërmarrjet Publike Lokale kemi dhënë dorëheqje, duke i hapur rrugë krijimit të shumicës së re në Kuvendin Komunal”.

“Angazhimin do ta ushtrojmë me kompetencë të plotë në Kuvendin Komunal, duke i shërbyer me përfaqësimin tonë vetëm qytetarëve, lagjeve dhe Prishtinës”, ka shkruar Retkoceri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy