PS tërhoqi “Amnistinë Penale” nga seanca e sotme, Salianji: U prishën pazaret me Lulzim Bashën. Nëse do mazhoranca do të kishte 84 vota…

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me seancën e sotme në Kuvend si dhe tërheqjen nga rendi i ditës i “Amnistisë Penale”

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetaren Ola Bruko, ai tha se ky hap u hodh pas një “prishje pazari” mes qeverisë dhe Lulzim Bashës.

banner

“Tërheqja e “Amnistisë Penale” nga seanca e sotme., është një dakordësi apo pazar i prishur me Bashën çoi në tërheqjen e Amnistisë Penale. PR ligji që ka mbërritur në Kuvend, shmang atë që duhet të kenë amnistinë.

Nuk janë falje që nisin nga emra të përveçëm por është një kujdes i sovranit që në momente të caktuara të amnistohen grup qytetarësh të cilët nuk kanë kryer krime të rënda.

Unë kam bërë një amendament që nuk u mor parasysh që të mos përfitojnë deputetët apo ish- deputetët.

Pr.ligji është bërë duke menduar si të shmangim persona të caktuar

Nuk i arritën 84 vota ndryshe do të kalonte sot.

Nëse do kishte parime dhe do ishte një amnisti që do përfitonin qytetarët, është detyrim i kuvendit që të lehtësojë barrën e familjarëve që prisnin amnistimin”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy