Milani i Stefano Piolit u kualifikua në fazën e 16-të të UEFA Europa League, pavarësisht humbjes së pësuar në ndeshjen e dytë të play-off-it ndaj Rennes të Julien Stephan. Ndeshje mjaft e ekuilibruar në “Roazhon Park”, me Jovic dhe Leao që mbajtën gjallë njëmbëdhjetë milanezët, të ndëshkuar në këtë ndeshje nga het-triku i Bourigeaud. Nokaut pa dhimbje për Milanin, po që kalon tutje. Golat e Jovic dhe Leao e bënë të kotë het-trikun e Bourigeaud.
Vendasit filluan me sprint, të shtyrë nga turma franceze, e cila shoqëroi golin e parë të Rennes duke kaluar në avantazh me golin e shënuar nga Bourigeaud. Kaluan vetëm 11 minuta dhe Milani barazoi rezultatin në 1-1 në pjesen e parë me Jovic duke përfituar nga një pasim fitues i Theo Hernandez, një Jovic i cili u korigjua nga përjashtimi që i ndodhi në ndeshjen e fundit ndaj Monzas në Serie A.
Në pjesen e dytë, në minuten e 54 nga penaltia shënoi prap Bourigeaud për të kaluar në epërsi 2-1, në minuten e 58 shënoi Leao për të barazuar rezultatin ndërsa golin përfundimtar për të kaluar Rennes në epërsi 3-2 e shënoi prap Bourigeaud në minuten e 68, prap nga penaltia.
Nesër në Nyon do të hidhet shorti për fazën e 16-të.