Turma para Bankës së Kursimeve Postare në Mitrovicë, Graçanicasit për para në Kurshumli

by engel

Para Postës dhe Bankës “Poštanska štedionica” në Mitrovicë ka radhë të njerëzve nga kategori të ndryshme sociale, duke pritur pagesën e dinarëve për plotësimin e nevojave dhe obligimeve elementare. Gjithashtu në ditët e kaluara janë parë turma edhe para Postës në Graçanicë, ku në fakt nuk ka para.

Qytetarët e Mitrovicës tregojnë se janë në telashe për shkak të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për anulimin e transaksioneve të pagesave të dinarit, pasi që këto ditë ata do të duhej të merrnin pagesat e ndihmës sociale, shtesat për fëmijë dhe pagat nga Serbia qendrore, por që ata nuk mund ti marrin për shkak të vendimeve të Bankes Qendrore.

banner

Punonjësit e institucioneve shtetërore serbe në Kosovë dhe ata që marrin përfitime sociale detyrohen të udhëtojnë në Serbi për të tërhequr të ardhurat e tyre mujore. Ditët e kaluara një numër i madh i Graçanicasëve kanë udhëtuar drejt Kurshumlisë për të tërhequr parat e tyre.

“Unë dhe bashkëshorti im jemi përfitues të shërbimit social që pranohet me letërnjoftim serb në Postë, pasi në Kosovë nuk ka dinarë, u detyruam të shkojmë në Kurshumli dhe të tërheqim parat. Aty kemi gjetur një numër të madh të banorëve të Graçanicës që e kanë të njëjtin problem si ne”.

“Disa do të shkojnë në Serbinë qendrore, disa do të shkojnë në bankomatët me kamata lokale, disa do të shkojnë për të mbledhur disa letra, disa tashmë po thirren në banka, disa njerëz ende vijnë para postës dhe presin për diçka”, ka thënë Živojin Rakočević, drejtor i Qendrës Kulturore në Graçanicë.

Në degët e Postës dhe “Poštanska štedionica” në veri të Kosovës, qytetarëve në sportele u paguhen maksimumi 10 mijë dinarë ose po aq në euro.

Edhe edukatorëve dje u janë paguar pagat nga Serbia qendrore, por ata nuk kanë mundur t’i tërheqin ato.

Thonë se po bëhet më e vështirë të jetosh. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar dje se do të miratojë masa të reja në ditët në vijim si lehtësim për qytetarët që marrin mjete nga buxheti i Republikës së Serbisë, por ende nuk dihet se cilat do të jenë ato masa./RG

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy