Videoja rrëqethëse e palestinezes së vogël nga Gaza, me lot në sy thotë se i mungon buka (VIDEO)

by Nexhat

Se situata me ushqimin është shumë e rëndë në Gaza, e tregon më së miri një video e publikuar në rrjetet sociale, ku një vajzë e vogël palestineze shihet duke qarë dhe vazhdimisht thotë se i mungon buka.

Ajo gjithashtu theksoi se “babai i saj është në parajsë” kur u pyet nëse babai po i sjellë bukë. Vogëlushja madje pretendon se ai ka shkuar në parajsë për t’i sjellë asaj ushqim

banner

“Shumicën e kohës e kalojë me vëllain tim”, thotë palestinezja e vogël e cila prej ditësh nuk ka ngrënë,

Në anën tjetër, Programi Botëror i Ushqimit (ËFP) ka ndërprerë dërgesat e ushqimit në veri të Gazës, duke thënë se autokolonat e ndihmave kishin pësuar “kaos dhe dhunë totale për shkak të kolapsit të luftës”, raporton BBC

Agjencia thotë se vendimi nuk është marrë lehtë dhe se punonjësit e tyre në Gaza janë përballur me armë zjarri dhe plaçkitje. Që nga dhjetori, OKB-ja ka paralajmëruar për një uri kërcënuese në veri të Gazës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy