Çitaku kërkon nga Kurti e Osmani të këndellen urgjentisht: Mosdurimi ndaj krerëve të UÇK nuk duhet ta mposhtë dashurinë pë Kosovën

by Nexhat

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë “informata” se Ukraina po “bën trafik të organeve në zonat e luftës

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku është shprehur se ky skenar është i njëjti me atë që Rusia e Serbia kanë bërë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Rusia ka filluar që në mënyrë agresive ta shtyej trillimin se Ukraina po bënë trafikim të organeve në zonat e luftës. Ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë ‘informata’ të tilla nëpër platformat e tyre zyrtare në rrjete sociale”, ka shkruar ajo.

Nënkryetarja e PDK-së më tej ka thënë se institucionet e Kosovës, Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Punëve të Jashtme duhet të këndellen urgjentisht

“Mosdurimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nuk duhet tua mundë dashurinë për Kosovën. Në Hagë sot, historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti”, është shprehur Çitaku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy