Policia e Kosoves ka bëre të ditur se Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, priti në takim kolonelin Francesco Ferrara, Komandant i Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it me seli ne Villaggio Italia-Pejë.
“Drejtori Rajonal Faton Alija e ka falënderuar Kolonelin Ferrara për vizitën dhe bashkëpunimin, si dhe e njoftoi për situatën e sigurisë në rajonin e Prizrenit, të cilën e ka vlerësuar të qetë”.
“Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe tema tjera që ndërlidhen me sigurinë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Policisë dhe KFOR-it. Të dy palët u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, të cilat ndikojnë në sigurisë e përgjithshme të rajonit tonë”, thuhet ndër të tjera në postimin e bërë në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook.
