Escobar për dinarin: Institucionet e përgjegjshme s’i befasojnë qytetarët me vendime që çrregullojnë jetën e tyre

by Nexhat

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe për problematikën e dinarit,

Ai ka thënë se formimi i Asociacionit është obligim dhe sa i përket SHBA-së ai duhet të përmbushet, përfshirë edhe zgjidhjen e çështjes së dinarit në mënyrë transparente dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.

banner

Escobar ka thënë se edhe SHBA e përkrah një gjë të tillë. Zyrtari i lartë i DASH ka thënë se çështja e valutës është një problem që do të zgjidhej përmes Asociacionit.

Zyrtari amerikan tutje ka thënë se SHBA ka disa shqetësimet sa i përket dinarit, duke thënë se i pari është ndryshimi i papritur i ligjit dhe siç thotë Escobar, institucionet e përgjegjshme nuk i befasojnë qytetarët e tyre me ndryshime administrative që do të prishnin jetën e tyre të përditshme

Kur e thotë këtë, Escobar merr një shembull për krahasim, duke thënë se imagjinoni që Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme në Amerikë të vendos që një ditë të ndryshojë sistemin e taksave pa lëshuar asnjë udhëzim e as njoftim.

“ Epo, kjo do të kishte pasoja të mëdha për biznesin”, ka thënë Escobar për Zërin e Amerikës, transmeton Express.

Ai tutje ka thënë se problemi i dytë është se Qeveria e Kosovës s’ka biseduar fare me serbët lokalë të cilët varen nga përfitimet sociale nga Serbia.

Escobar gjithashtu ka thënë se Kosova s’ka dhënë asnjë alternativë, duke përmendur se si një grua ka shkuar në ambasadën e SHBA-së, meqë është e varur 100 % nga paratë që merr nga përfitimet sociale meqë kujdeset për djalin e saj me aftësi të kufizuara dhe s’ka zgjidhje.

Gabriel Esocbar gjithashtu ka treguar se Kosova ka refuzuar ndihmën teknike për të gjetur një mekanizëm pagesash që do të ishte transparent dhe në mënyrë elektronike dhe i cili s’do të çrregullonte jetët e njerëzve.

“Në Samitin e Shkupit të gjashtë vendet diskutuan për sistem pagesash që do të aplikohej në të gjashtë vendet. Gjithçka që Kosova duhej të bënte është që të priste për të marrë sistemin transparent”, ka thënë tutje Escobar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy