Haziri: Serbia do që SHBA të kthehet kundër shqiptarëve

by Nexhat

Nënkryetari i partisë opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur se Serbia kërkon ta kthejë SHBA kundër shqiptarëve.

Komentet Haziri i bëri përmes një lidhjeje në Euronews Albania, ku tha se Serbia kërkon që atë që ka humbur me luftë në Kosovë, ta fitojë me paqe.

banner

Po ashtu ai tha se Serbia përmes viktimizimit pretendon që me kalimin e kohës të kthehet memoria historike e marrëdhënieve të mira të Beogradit me Francën dhe me vende të tjera europiane.

“Serbia që prej një dekade, sidomos pas samitit në Shën Petërsburg, Serbia ka ndryshuar qëndrimin e Rusisë dhe presidentit Putin në raport me njohjen e Kosovës, ata kanë konfirmuar një lloj bashkëpunimi të kushtëzuar me Federatën Ruse. Doktrina e botës serbe në raport me Kosovën e ka një rakordim. Definicioni është ky, që Kosova është humb dhe që Serbia nuk mund ta pranojë de jure pavarësinë e Kosovës në asnjë rrethanë. Gjithçka tjetër është e pranuar nga Serbia, që nënkupton njohjen de fakto dhe bashkëpunim e normalizim. Por duhet ta lërë një derë hapur në mënyrë që në mënyrë paqësore të dëmtojë raportin e shqiptarëve, të Kosovës kryesisht, me Perëndimin. Në radhë të parë duhet të prishen marrëdhëniet e shqiptarëve me Uashingtonin. Pastaj europianët janë pragmatikë. Pastaj mund të rikthehet memoria e marrëdhënieve të mira të Serbisë me Francën, etj. Serbia sillet si viktimë, sepse ata kanë kompleksin e kombeve që i fiton luftrat, por e humb paqen. Me Kosovën ata e kanë humbur edhe luftën edhe paqen. Ne nuk mund të lejojmë që ata ta fitojnë paqen me Kosovën”, tha Haziri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy