Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së, biseduan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, me qëllim të informimit dhe koordinimit për temat aktuale.

Në komunikatën nga Kryeministria, thuhet se fillimisht u diskutua mbi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

banner

“Kryeministri Kurti i falënderoi shtetet e QUINT-it për mbështetjen e vazhdueshme dhe i informoi ata mbi hapat që po ndërmerr vendi ynë në këtë proces, duke i adresuar rekomandimet nga Raporti i Juristëve Eminent”, thuhet në njoftim,.

Kryeministri deklaroi se “presim avancim në procesin e anëtarësimit, si domosdoshmëri për forcimin e mëtutjeshëm të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të gjitha komuniteteve në Kosovë”.

Kurti ka  theksoi dhe nevojën që BE-ja të heqë sa më shpejt masat ndëshkuese ndaj vendit tonë, pasi arsyet për të cilat janë vendosur kanë pushuar qysh në shtatorin e vitit të kaluar, kur qeveria ka bërë veprimet në krijimin e bazës ligjore për mundësimin e procesit të zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës.

Në takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së, Kurti shoqërohej nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy