Manchester United ka konfirmuar se Rasmus Hojlund do të mungojë dy deri në tre javët e ardhshme për shkak të një dëmtimi muskulor.
Lëndimi do të thotë se sulmuesi 21-vjeçar do të mungojë në ndeshjen e së shtunës në Ligën Premier kundër Fulham në Old Trafford, si dhe udhëtimin e mesjavës në Nottingham Forest në FA Cup
Përveç këtyre dy ndeshjeve, sulmuesi danez mund të mungojë edhe në derbin e zjarrtë lokal ndaj Manchester Cityt në fundjavën e ardhshme.
Është vet klubi nga Old Trafford që ka njoftuar mbi lëndimin e yllit të tyre të momentit.
https://twitter.com/ManUtd/status/1761009675384893924?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1761009675384893924%7Ctwgr%5Ebf2be0e4b5a661f07e4eeeff4e8b6ce0b1bf548a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fman-utd-konfirmon-lendimin-e-hojlund-ylli-kryesor-pritet-te-mungoje-edhe-ndaj-cityt%2F
“Rasmus Hojlund do të mungojë në ndeshjen e Manchester United në Ligën Premier kundër Fulham të shtunën për shkak të një dëmtimi muskulor”.
“Lëndimi pritet që ta mbajë jashtë për dy deri në tre javë”, thuhet në njoftimin e Unitedit.
Ndryshe, Hojlund ka qenë në formë të shkëlqyer kohët e fundit, duke shënuar në gjashtë paraqitjet e tij të fundit në ligë