Po hynin nga Shqipëria në Kosovë me mbi 33kg marijuanë/Policia arreston trafikuesit

by Merita

Policia e Kosovës ka bërë të ditur me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook se Sektori i Hetimeve nga Departamenti për Kufi gjatë realizimit të një plani operativ, më 22.02.2024, në bjeshkët e fshatit Vermicë ka vërejtur dy persona të dyshuar duke hyrë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore në mënyrë të paligjshme.

Personat e lartcekur janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara, ku pasi të njëjtit kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policor janë urdhëruar që të ndalohen, mirëpo të njëjtit kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, njëri nga ta është arritur të ndalohet nga ana e zyrtarëve policorë.

banner

Ngarkesa e dyshuar ndodhej në dy çanta me 11 (njëmbëdhjetë) paketime në sasi prej 33.800 kg (tridhjetë e tre kg e tetëqind gram), substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent dhe rasti i kompletuar së bashku me substancën e dyshuar i dorëzohet Drejtorisë per Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren për trajtim të mëtutjeshëm, thuhet në njoftimin e policisë./Informim/

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy