Gabriel Escobar ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin

by engel

I Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Republikës së Kosovës në krye me Albin Kurtin, duke thënë se deklaratat e bëra nga zyrtarët e SHBA-së në mënyrë publike flasin mjaftueshëm qartë se ku po shkojnë raportet diplomatike dhe politike në mes të dyja vendeve, raporton Gazeta Sinjali.

Ai tutje ka thënë se SHBA-ja është mjaft e shqetësuar meqë Qeveria e Albin Kurtit nuk po i trajton si partnerë dhe se s’po punon me SHBA-në për stabilitet të rajonit duke minuar kështu procesin e dialogut, proces për të cilin SHBA është shumë e përkushtuar.

banner

“Nuk dua të hyj në të gjitha pasojat, por mendoj se deklaratat tona në publik flasin mjaft qartë se ku po shkojnë marrëdhëniet tona diplomatike dhe politike. Jemi shumë të shqetësuar sepse qeveria e Kosovës nuk na trajton si partner, nuk punojnë me ne për stabilitetin rajonal dhe minojnë dialogun – për të cilin SHBA-të janë plotësisht të përkushtuara”, deklaroi ai.

Escobar ka thënë se sa herë flasin për Kosovën me shtetet tjera, veçanërisht ato që s’e njohin ende pavarësinë e saj, e shohin se Kosova s’po përmbush obligimet e saj në dialog me Serbinë.

“Mendoj se ambasadori (Jeffrey) Hovenier) e ka thënë më së miri – kjo e ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën të integrohet në komunitetin transatlantik. Sa herë që flasim për Kosovën me partnerët tjerë, veçanërisht me ata që nuk e njohin, ata shohin se Kosova nuk i përmbush obligimet e saj në dialog nën ombrellën e BE-së, e cila përfaqëson të gjithë BE-në. Prandaj, na e vështirëson mbrojtjen e argumenteve të Kosovës në çfarëdo mënyre, përfshirë anëtarësimin në BE dhe NATO, Këshillin e Evropës dhe shumë organizata të tjera”, ka thënë ai.

Sipas tij, formimi i Asociacionit është obligim dhe sa i përket SHBA-së ai duhet të përmbushet, përfshirë edhe zgjidhjen e çështjes së dinarit në mënyrë transparente dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.

Tutje Escobar ka shprehur shpresën se përfaqësuesit e Kosovës do të marrin pjesë në takimin në Bruksel më 27 shkurt, ku do të diskutohet për situatën pas ndalimit të dinarit në Kosovë.

I pyetur se a është diskutuar më herët në dialog politika e re për dinarin me Beogradin, ai tha:

“Ka dy gjëra të rëndësishme për këtë: njëra është se Bashkësia e Komunave me shumicë serbe – formimi i së cilës është obligim dhe për ne duhet të përmbushet – përfshin zgjidhjen e çështjes së dinarit në mënyrë transparente, elektronike në në përputhje me ligjet e Kosovës. Dhe ne e mbështesim atë. Me fjalë të tjera, ky është një problem që do të zgjidhej përmes Komunitetit. Kemi disa shqetësime për këtë: i pari është ndryshimi i papritur i ligjit. Institucionet përgjegjëse nuk i befasojnë qytetarët e tyre me ndryshime administrative që do të prishin jetën e tyre të përditshme.

Tani imagjinoni që Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme në Amerikë (IRS) një ditë vendos të ndryshojë sistemin e taksave, pa lëshuar asnjë udhëzim apo njoftim. Epo, kjo do të kishte pasoja të mëdha për biznesin. Së dyti, ata nuk kanë biseduar me komunitetin lokal, i cili varet nga përfitimet sociale nga Serbia. Së treti, Kosova nuk ka dhënë asnjë alternativë, për shembull një grua është drejtuar në ambasadën tonë e cila është 100% e varur nga përfitimet sociale, sepse kujdeset për djalin e saj me aftësi të kufizuara, nuk ka alternativë. Më pas, Kosova refuzoi asistencën teknike të QUINT-it për të gjetur një mekanizëm pagese që do të ishte transparent dhe elektronik dhe nuk do të prishte jetën e njerëzve. Më në fund, në samitin në Shkup (takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në janar 2024), gjashtë vende diskutuan për një sistem pagese që mund të aplikohet në të gjitha vendet. Pra, gjithçka që duhej të bënte Kosova ishte të priste dhe të merrte një sistem transparent.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy