Konjufca: Serbia është e gatshme t’i shtyjë planet e Putinit për destabilitet e luftë në rajonin tonë

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia është e gatshme t’i shtyjë planet e Vladimir Putinit për destabilitet e luftë në rajon.

Në dyvjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë, Konjufca ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka angazhuar edhe satelitët e saj në Evropë për të nxitur luftë e përçarje. Këtu ka përmendur edhe Serbinë

banner

“Në këto dy vite, Rusia e Vladimir Putinit ka bërë çmos për ta pushtuar përfundimisht Ukrainën, duke mos ia dalë, por ka angazhuar edhe satelitët e saj në Evropë për të mbjellë destabilitet, pasiguri, shpërqendrim, luftë dhe përçarje”, ka shkruar kryeparlamentari në Facebook

Ai tutje ka shprehur mbështetjen e Kosovës për fitoren e Ukrainës.

“Me një Serbi të gatshme për t’ shtyrë planet e Putinit në rajonin tonë dhe Evropë, mbështetja dhe angazhimi ynë për fitoren e Ukrainës bëhet edhe më kuptimplotë”

Sipas tij, këto dy vite që nga sulmi i Rusisë mbi Ukrainën, shënojnë fazën kur në mënyrë të qartë botës iu ofruan dy propozime, njëri që thërret për radhitje nën emrin e lirisë, dinjitetit dhe demokracisë, e tjetri që dëshiron nënshtrim, pushtim, shfrytëzim dhe krime kundër njerëzimit.

“Republika e Kosovës është krenare që angazhohet fuqishëm, pa mëdyshje dhe ambiguitet, në anën e drejtë të historisë, duke iu bashkuar asistencës dhe solidaritetit të botës demokratike ndaj Ukrainës, që ashtu si ne aspiron integrim në NATO dhe Bashkim Evropian”.

“Liria e popujve, sovraniteti i vendeve, është goditja më e rëndë ndaj tiranëve dhe tiranive të tyre.  Liri Ukrainës dhe popullit të saj!”, ka përfunduar Konjufca

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy