Mbrojtësi i Evertonit, Jarrad Branthwaite, ka ‘shkelur syrin’ e Real Madridit për një transferim të mundshëm në të ardhmen.
Reprezentuesi anglez po llogaritet gjerësisht si një ndër lojtarët më të mirë në Ligën Premier në pozitën ku luan.
Branthwaite u rikthye në “Goodison Park” pas një periudhe në formë huazimi tek PSV Eindhoven sezonin e kaluar dhe tani është një lojtar kyç për Sean Dyche.
Marrëveshja e tij me Evertonin skadon në 2027 ndërsa klubi i ka vendosur një çmim në vlerë prej 35 milionë eurosh këtë vit
Sidoqoftë, rënia potenciale e Evertonit nga Liga Premier, mund të komplikojë mundësitë e tyre për ta mbajtur atë në ekip, sidomos duke marrë parasysh interesimin e madh nga Anglia dhe jashtë vendit
Në një intervistë për BBC Sport, Branthwaite e ka lavdëruar ikonën e Real Madridit, Sergio Ramos, të cilin e ka etiketuar si idhullin e tij, duke thënë se e ka përcjellur Real Madridin si i ri.
“Lojtari i parë që u bë një idhull për mua është Sergio Ramos. Ai është një mbrojtës i klasit botëror”, kishte thënë Branthwaite