Avokatët e shoferit që e goditi me veturë burrin e Shkurte Fejzës: E bëri pa qëllim, ia konfiskuan telefonin në mënyrë joligjore

by Nexhat

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza të premtën u godit nga një veturë në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Lajmi u bë veçanërisht i rëndësishëm pasi aksidenti ndodhi pak ditë pasi ai në një reagim i tha “shpirtshitur” hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili tha se këngëtarja nuk është shumë fetare dhe se asaj po i afrohej vdekja.

Shoferi i ka angazhuar dy avokatë, Gent dhe Blend Gjinin, të cilët thanë se klentit të tyre i është konfiskuar telefoni, një praktikë joligjore për rastin, sipas tyre.

banner

“Me të marrur çështjen penale ne jemi befasuar me një situatë që konsiderojmë se shkel dispozitat procedurale penale, në rastin e trajtimit të kësaj çështjeje, kur të mbrojturit tonë i është konfiskuar telefoni mobil e që në anën tjetër vepra penale bën fjalë per shkaktim te aksidentit në komunikacion. T’i merret telefoni dhe t’i konfiskohet përkohesisht, kjo për neve mbrojtjen është e papranuar dhe është joligjore”, thanë avokatët në një përgjigje me shkrim.

“Në procedurat e mëtejme presim që këtë çështje ta ngrisim ne formë të ankesës për të vleresuar se a është vepruar drejt dhe a ka pasur të drejtë të i merret telefoni celuluar shkaktuesit të aksisdentit dhe të kuptohet se çka ka të bëjë çështja e aksidentit me telefon. Pra, ky është rast i paprecedent dhe kur më parë në çështjet penale që kemi përfaqësuar raste të asksidetenteve në trafik ligji dhe praktika gjyqësore nuk e parasheh një mundësi të tillë”, thuhet tutje në përgjigjen e avokatëve.

Avokatët thonë se klienti i tyre nuk kishte “kurrëfarë motivi” për shkaktimin e këtij aksidenti. Gent dhe Blend Gjini thonë se disa analistë aluduan “pa asnjë argument apo fakt” se aksidenti ishte i qëllimshëm.

“Pasi kjo çështje është përfolur në media dhe është trajtuar si temë nga me të ndryshmet duke e ndërlidhur rastin e një fjalimi te hoxhës Shefqet Krasniqi për kengëtaren Shkurte Fejza, në shprehim shqetësimet nga disa analistë që kanë ndërlidhur dhe shfrytëzuar ngjarjen e aksidentit si diçka e qëllimshme. Pra, kjo për neve avokatëve është shqetesim në vete dhe kjo aspak nuk qëndron sepse ngjarja si e tillë nga shkakutuesi i aksidentit ka qenë e paqëllimshme dhe pa kurfarë motivi dhe thjeshtë ka qenë një pakujdesi si ngjarje të zakonshme që ndodhin sot në komunkiacion. Andaj ne shprehim shqetësimet për menyrën e trajtimit të kesaj ngjarje nga disa analistë vetëm e vetëm për ta vendosur qendrën e vëmendjes dhe të luajnë rolin e “hetuesit” pa qenë të thirrur dhe pa pasur asnjë argument apo fakt lëshojnë këso deklarata të pamatura”, thuhet në përgjigjen e avokatëve.

Avokatët thonë se “do të shikojmë në procedurat e mëtejme penale për zbardhjen e rastit, për të kuptuar se në çfarë përmasash mund të jetë fajtor i mbrojturi ynë”. Ata thonë se do të mësojnë faktin “se a ka qenë i pakujdessëm këmbësori kur ka dalur në rrugë”, pasi shtojnë se “aty nuk ka pasur vendkalim për këmbësorë apo zebra”.

Gresa Behluli, vajza e Hajrush Behlulit, tha se dje se babai i saj është mirë.

“Fal Zotit të madh babi ka shpëtu dhe është mirë”, shkroi ajo në një postim në Facebook, duke uruar që babai i saj të lirohet nga spitali

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy