Në Prizren, Liria dhe Fushë Kosova luajnë baras

by Nexhat

Nuk ka sjell fitues dueli i dy skuadrave të fundit në tabelë Liria dhe Fushë Kosova që u mbyll baras 0-0.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante me shumë raste shënimi, por pa arritur që topi të futet në rrjetë

Pjesa e parë u mbyll baras 0-0, përkundër rasteve që krijuan futbollistët e dy skuadrave.

Në minutën e 85-të, Fushë Kosova kishte rastin e artë për fitore, por Florent Hajdari dështoi të shënonte nga penalltia.

Deri në fund më gola nuk pati dhe dy skuadrat u ndanë në paqe 0-0.

Liria vazhdon të mbetet në pozitën e fundit në tabelë me 10 pikë, derisa Fushë Kosova është e parafundit me 12 sosh.

Në ndeshjen e radhës Liria luan në udhëtim te Prishtina, derisa Fushë Kosova pret Dritën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy