Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

by Nexhat

Butë mbetet edhe ditëve të fundit të shkurtit, të enjten dhe premten mundësi për reshje të dobëta shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 16C e 17C ditëve të para të javës, e më pas zbresin në 12C e 14C.  Edhe minimalet mbesin të larta ndërmjet 4C e 8C.  Në këto ditë do të fryjë më shumë erë jugore e juglindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, të enjten me hove deri në 15m/s.

banner

Shkaku i këtyre erërave më të theksuara koncentrimet e ndotësve ajror do të jenë më të ulëta gjatë kësaj jave.  Indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira në pjesën më të madhe të vendit.  Rritje të ndotësve ajror mund të ketë vetëm orëve të mbrëmjes, në kushte qetësie, me ç’rast indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.

Datat:

26.02 – Butë dhe me erë.  Më shumë vransira paradite, gjatë ditës intervale me diell.

27.02 – Mot i butë dhe intervale me diell fillimisht.  Gjatë ditës shtim i vransirave.

28.02 – Mbetet butë, kryesisht me vransira dhe erë.

29.02 – Kryesisht me vransira dhe erë.  Herë herë priten edhe reshje të dobëta shiu.

1.03 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Shtypja atmosferike shënon rritje dhe luhatet përreth vlerave normale ditëve të ardhshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy