23
Policia e Kosovës ka njoftuar se një flamur është djegur në Zveçan.
Sipas raportit 24 orësh thuhet se rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”
“Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se flamurit që i është vënë flaka ka qenë i Kosovës.