Sahatçiu për anulimin e tenderit për digjitalizim në arsim: Arsyetimi për shkarkimin tim u shemb vetvetiu

by Nexhat

Ish nënkryetarja e komunës së Prishtinës dhe ish ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Arsimit, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar pas anulimit të tenderit për digjitalizim në arsim.

Ajo ka thënë se në një mënyrë apo tjetër, realiteti shpërfaqet.

banner

Anulimi i këtij tenderi, Sahatçiu thotë se është lajm i mirë.

“Lajmi për anulimin e tenderit është i mirë sepse as nuk do të duhej të shpallej ashtu ndonjëherë. Ishte e dhimbshme të dije se një projekt i nisur asisoji do të dështonte herëdokur. Pak ka rëndësi se doli ashtu siç e kisha thënë. Edhe më pak ka rëndësi se si arsyetimi i ndërtuar për shkarkimin tim u shemb vetvetiu. Kemi ende shumë për të parë e folur, por çdo gjë në kohën e vet.”

Sahatçiu ka shkruar se tenderi të mos rishpallet njëlloj por të bëhet ashtu siç duhet.

“Tash e rëndësishme është vetëm e vetëm që ky tender mos të rishpallet njëlloj por të bëhet ashtu siç duhet. E për ta bërë qysh duhet, dua të besoj se ekziston vullneti për të shtyrë përpara një proces digjitalizimi gjithpërfshirës që veçse kishte nisur mirë e është qëndisur gjatë. Ndryshe, çdo veprim tjetër është vazhdimësi e hipokrizisë.”

Sahatçiu është shkarkuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili si arsye dha “ngecjen në fushën e digjitalizimit”.

“Në anën tjetër, kemi ngecje në fushën e digjitalizimit, e cila është udhëhequr nga Nënkryetarja znjsh. Donjeta Sahatçiu. Ky projekt, siç e dini ka qenë një prej premtimeve të bëra, duke dashur që të përmirësoj e modernizoj institucionet e Kryeqytetit. Andaj, për shkak të vonesave të shumta në proces dhe ngecjes së projektit të digjitalizimit, kam marrë vendim që të liroj nga detyra, znjsh. Donjeta Sahatçiu, nga pozita e Nënkryetares së Kryeqytetit dhe pozita e Ushtrueses së Detyrës së Drejtores së Arsimit”, kishte shkruar Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy