Vranë të atin dhe e groposën në oborr, tre anëtarët e familjes Meta nesër para gjykatës për masën e sigurisë, vajza ndryshon dëshminë: Mami…

by Nexhat

Të hënën pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masë së sigurisë tre fëmijët e familjes Mera që dyshohen se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta në datë 10 shkurt dhe e varrosën në kasollen e bagëtive

Nga dosja hetimore e familjes Meta, kanë dalë detaje të reja në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmije të arrestuar dhe me nënën nën hetim.

banner

Versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare.

Të pyetur nga policia ata kanë pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

Në dosje thuhet se “Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O Q. , R. Q. E. Q. ku shtetësja E. Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy