Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza, është deklaruar pas aksidentit që i ndodhi ditë më parë në Prizren, ku u godit nga një veturë teksa po kalonte rrugën. Behluli njofton se sot është liruar nga spitali dhe ndjehet mirë që ndodhet pranë familjes së tij.
Ai thotë se pas goditjes nga vetura, gruaja dhe fëmijët e tij kanë përjetuar skena të dhimbshme gati të pashpresa.
I njëjti i falënderon të gjithë qytetarët për shprehjen e interesimit për gjendjen e tij shëndetësore.
Reagimi i tij:
Të dashur miq para tri dite siç jeni informuar pata një goditje nga një veturë tek kaloja në rrugë dhe falë Zotit shpëtova pa pasoja të rënda . Sot kam dal nga spitali dhe jam kthyer në shtëpi pranë familjes. Po ndjehem mirë kur po i shoh gruan time dhe fëmijët të lumtur sepse kanë parë dhe përjetuar skena të dhimbshme dhe gati të pashpresa sidomos oret e para.E mendoj sa vlere te madhe ka te jesh mes njerëzve tu e te mos lodhesh per asgjë veq shendetit. Ju faleminderit për kujdesin, thirrjet, vizitat dhe gjithçka që keni bërë në përkrahjen time dhe të familjes.Uroj që mos t’a përjetoj askush të keqen.
Zoti ju ruajtë e ju bekoftë kudo që jeni