Infermieri i QKUK-së nis grevën para MSh-së me gjashtë kërkesa

by Nexhat

Infermieri Enlirat Duraku, ka nisur grevën para Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përmban gjashtë kërkesa, .

Duraku ka deklaruar se greva e tij nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave të tij.

“Formimi i Drejtorisë së Infermierisë në QKUK, pagesa e shtesave të tregut dhe shtesave për nëpunës shëndetësor në sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave, pagesën e punës gjatë vikendeve dhe gjatë festave, pagesën e rrezikshmërisë dhe orëve shtesë”, janë disa nga kërkesat që Duraku i ka shpalosur para MSh-së.

Ndonëse ishte e paraparë që të pranishëm të jenë edhe infermierë tjerë, aty u pa vetëm ai. E për mungesë të kolegëve të tij, Duraku thotë se janë frikësuar nga eprorët e tyre

“Jemi të vetëdijshëm që 99 për qind të infermierëve janë të frikësuar prej shefave të tyre, sidomos eprorëve të tyre, pra frika është shkaku kryesor”, thotë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy