Lautaro Martinez ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos dhe Batistutës me golat ndaj Lecces

by Nexhat

Lautaro Martinez është bërë sulmuesi i pestë i cili ka qenë në gjendje të shënojë më shumë se 20 gola në tri sezone radhazi të Serie A në 65 vitet e fundit, duke iu bashkuar Gabriel Batistutës, Antonio Di Natales, Edinson Cavanit dhe Cristiano Ronaldos.

‘El Toro’ është momentalisht golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit italian me 22 gola në 23 ndeshje, dhe dopieta e tij ndaj Lecces i ndihmoi ‘Nerazzurrët’ që të sigurojnë një fitore me rezultat të thellë 4-0 në ‘Stadio Via Del Mare’ të dielën.

banner

Lautaro nuk ka arritur vetëm shifrën e 101 golave në kampionatin italian, por gjithashtu është bërë sulmuesi i pestë në 65 vitet e fundit i cili shënon më shumë se 20 gola në tri sezone radhazi të Serie A

Ashtu siç u raportua nga Opta në platformën X (ish-Twitter), vetëm Di Natale, Cavani dhe Cristiano Ronaldo e kanë arritur këtë rekord.

Di Natale e bëri në katër sezone radhazi tek Udinese, nga 2009/2010 deri në 2012/2913.

Lautaro ka shënuar më shumë se 21 gola në një edicion të vetëm të Serie A për herë të parë në karrierë, pasi ai kishte arritur shifrën e 21 golave në dy sezone, 2021/2022 dhe 2022/2023.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy