44
Është shtyrë mbledhja e kryesisë së kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit.Mbledhja ishte paraparë të nisë në orën 11:00, ndërsa tani është shtyrë për kohë të pacaktuar.
“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, në mungesë të kuorumit shtyhet për kohë të pacaktuar. Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga administrata e Kuvendit të Kosovës