Prej mesditës të së shtunës trafiku i mjeteve që udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës, por edhe anasjelltas është devijuar pranë rreth rrotullimit të Gostilit për në unazën e qytetit të Kukësit e për tu lidhur me urën ekzistuese mbi Drinin e Zi.
Devijimi i trafikut u bë për shkak të sigurisë gjatë punimeve që po kryhen për zhvendosjen e urës së re mbi bazamentet përfundimtare, proces që sipas kompanisë koncesionare do të zgjasë rreth dy javë
Policia rrugore në bashkëpunim me policinë bashkiake po menaxhon trafikun.
Ndërkohë, punonjësit e kompanisë koncesionare vendosën sinjalistikën e nevojshme dhe blloqe betoni për të ndaluar qarkullimin nga rreth rrotullimi i Gostilit deri tek ura mbi Drin.