Osmani në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë në Tiranë, ku pritet të marr pjesë edhe Zelensky

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do të mbahet më 28 shkurt në Tiranë.

Lajmin e ka konfirmuar, Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes.

“Presidentja Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do te mbahet në Tiranë më 28 shkurt”, tha Kupina.

Në këtë samit si dhe për herë të parë në Tiranë do të jetë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria qëndron përkrah me Ukrainën, shtet që për pothuajse dy vjet po përballet me pushtimin e paprovokuar që nisi presidenti rus, Vladimir Putin.

Rama tha se Shqipëria, së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme ku çdo vend dhe çdo popull dhe çdo individ ka të drejtën e lirisë, edhe Ukraina ka të drejtën të jetojë si shtet i barabartë.

Mbajtjen e këtij samiti, Rama e njoftoi më 22 janar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Shkup, pasi mori pjesë në një konferencë për planin e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor me ndihmën e Bashkimit Evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy