Policia e konfirmon vdekjen e këmbësorit që u godit nga vetura, nisin hetimet

by Nexhat

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e këmbësorit që u godit sot nga vetura në rrugën “Agim Ramadani”.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha për Express se vdekja e këmbësorit është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes

banner

Ajo tha se ngasësja e automjetit është shoqëruar në stacion policor.

“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy