PSG identifikon zëvendësuesin e Mbappe, me francezin që i bashkohet Real Madridit në verë si i lirë

by Nexhat

Me Kylian Mbappen që thuhet se do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë, Paris Saint-Germain tashmë ka identifikuar zëvendësuesin e tij të mundshëm. Raportimet thonë se ata duan të nënshkruajnë Rafael Leaon nga Milani si zëvendësues i francezit.

Në fillim të këtij muaji, eksperti i transferimeve David Ornstein pohoi se Mbappe do të largohej nga PSG në fund të sezonit 2023-24 si një transferim i lirë

banner

Për më tepër, sipas MARCA, sulmuesi francez tashmë ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Real Madridin e Carlo Ancelottit, që do ta bëjë atë lojtarin e tyre më të paguar

Me largimin e mundshëm të Mbappes, Les Parisiens thuhet se ka identifikuar një zëvendësues. Sipas Fichajes, Luis Enrique sheh Rafael Leaon e Milanit si pasardhësin e Mbappe në PSG

Megjithatë, anësori portugez ka nënshkruar së fundmi një zgjatje të kontratës me kuqezinjtë, që do ta mbajë në San Siro deri në verën e vitit 2028. Për më tepër, klauzola e transferimit të tij raportohet të jetë rreth 175 milionë euro.

Leao iu bashkua Milanit nga Lille në gusht 2021. Që atëherë, ai ka bërë 194 paraqitje për ta, duke shënuar 51 gola dhe 44 asistime.

Këtë sezon, ai ka bërë 31 paraqitje për Rossonerët, ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë tetë asistime. Skuadra e Stefano Piolit aktualisht është e treta në tabelën e Seria A me 53 pikë në 26 ndeshje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy