Rey Manaj mahnit Turqinë, në nivele me Icardin dhe Dzekon (VIDEO)

by engel

Rey Manaj nuk di të ndalet. “Bomberi” kuqezi vijon momentin e tij fantastik, aq sa tashmë është kthyer në një idhull për tifozët e Sivasspor, të cilët i dedikuan dhe një banderolë gjigande në shkallët e stadiumit. Në sfidën e fundit, kundër Pendikspor, Manaj gjeti sërish rrugën e rrjetës duke shënuar golin e tretë për Sivasspor, në suksesin 4-1.

Me një veprim fantastik personal, Manaj realizoi golin e 14 në Superligën turke. Sulmuesi kuqezi futet në valle për të fituar “Këpucën e Artë” teksa barazoi Mauro Icardi-n, ndërsa ndodhet katër gola larg Edin Dzeko-s, sulmuesit më të mirë deri në këtë pikë të sezonit.

banner

18 gola ka realizuar Rey Manaj me fanellën e Sivasspor këtë sezon duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit turk. Me këto ritme, është e pashmangshme që Manaj të mos ftohet nga Sylvinho, të paktën për testet miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë në muajt mars dhe qershor. Për momentin, Manaj është legjionari më në formë në radhët e përfaqësueses shqiptare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy