Shqiptarët bëhen sërish bashkë, mblidhet dyfishi i parave për Ina Kasimatin, mësuesja pritet të kthehet në Vlorë

by Nexhat

Pas apelit në rrjetet sociale një ditë më parë, për t’i ardhur në ndihmë mësueses Ina Kasimati, shqiptarët janë bërë bashkë duke siguruar dyfishin e parave.

Kujtojmë se mësuesja e njohur për shumë breza në Tiranë, prej dy vitesh është mjekuar në Francë pas një sëmundjeje të rëndë, por tashmë mbahet në jetë përmes aparaturave. Dëshira e saj ka qenë që të kthehet në vendlindje, në Vlorë, por për këtë i nevojitej shuma prej 17 mijë eurosh, pasi transporti duhet të bëhet vetëm me charter mjekësor.

banner
54545478754

Deri më tani në faqen online ku mund të kontribuojnë të gjithë ata që munden dhe dëshirojnë, janë grumbulluar rreth 37 mijë euro. Paratë mbi shifrën e 17 mijë eurove, do të shkojnë për shpenzimet mjekësore në Shqipëri, si dhe për të ardhmen e djalit të saj të vogël 

Linku ku mund të bëni donacion për Ina Kasimatin: https://www.gofundme.com/f/te-ndihmojme-ina-kasimatin-te-rikthehet-ne-atdhe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy