Arbana Xharra e fiton betejën ligjore me Enes Gogën, hoxhën që kërkonte 40 mijë euro dëmshpërblim

by Nexhat

Gazetarja Arbana Xharra e ka fituar betejën gjyqësore me hoxhën Enes Goga.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që ta refuzojë padinë e Enes Gogës, i cili kërkonte 40 mijë euro dëmshpërblim nga gazetarja për cenim të “autoritetit”, “nderit” dhe për “shkaktimin e dhimbjeve shpirtërore”.

Xharra mbrëmë e publikoi aktvendimin, duke shkruar në Facebook se kjo nënkupton fitore për gazetarët.

“Të nderuar kolegë dhe miq, Kam kënaqësinë t’ju informoj se padia e iniciuar nga Imam Enes Goga si kundër meje ashtu edhe ndaj botimit të nderuar Zëri, është hedhur poshtë nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Paditësi ka kërkuar dëmshpërblim prej 40 mijë eurosh për shkak të shpifjes. Ky vendim nënkupton jo vetëm një fitore personale, por gjithashtu është një dëshmi e rëndësisë më të gjerë për gazetarët që hetojnë dhe ekspozojnë me zell raste të radikalizmit fetar në rajonin e Kosovës”, shkroi ajo

Hoxha Enes Goga në vitin 2016 paditi gazetës Zëri dhe gazetaren Arbana Xharra për publikimin e një lajmi me titullin “Imamët e dyshuar për terrorizëm po përgatisin fushata denigruese kundër Imamëve të moderuar”.

Hoxha pretendonte se mediumi kishte përhapur lajme të pavërteta dhe kishte bërë fyerje ndaj tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy