Dy të pandehur serb e pranojnë fajësinë për huliganizëm në protestën në Zveçan

by engel

Protesta e banorëve lokalë serbë në kundërshtim të kryetarit të ri shqiptar në Zveçan, më 29 maj të vitit të kaluar kishte përfunduar me përleshje mes tyre dhe ushtarëve të KFOR-it, ku të paktën 30 ushtarë ishin lënduar. Për pjesëmarrje në këtë protestë dhe huliganizëm, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur fajtor Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq.

Që të dy të martën erdhën në Gjykatë, për t’u njoftuar me vendimin, pas pranimit të fajësisë, dhe arritjes së marrëveshjes me PSRK-në në janar të këtij viti. Të dy u dënuan me 6 muaj burgim, por dënimi Petroviqit do t’i kthehet në gjobë, e Obrenoviqit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Sipas aktakuzës Radosh Petroviq qysh një ditë pasi ishte arrestuar, në Polici nuk e kishte mohuar pjesëmarrjen në protestë.

banner

“Dushan Obrenoviq ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në momentet e ushtrimit të dhunës ndaj ushtarëve të KFOR-it, sepse ishte i arrestuar dhe se arrestimi i tij dhe thirrja për ndihmë meqë po e arrestojnë, mund të jetë shkak për fillimin e dhunës ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. Po ashtu, ai ka deklaruar se ka kënduar këngë me përmbajtje nacionaliste, përkatësisht edhe me frazën “KOSOVA ËSHTË SERBI”, si dhe ka shtuar se kur është nisur për në Zveçan në trup kishte të veshur pantallonat, çizmet, xhaketën dhe një sheshir-kapelë të cilin ia kanë dhënë në hyrje të Zveçanit, një grup njerëzish dhe këtë me qëllim të maskimit sepse incizoheshin nga turma të njerëzve”, thuhet në Aktakuzë.

Banorët serbë në maj të vitit të kaluar me protesta kishin kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë në katër komunat veriore. Tensionet ishin shtuar kur ata kishin tentuar të hyjnë në objektet komunale. Nën dyshimet për sulm ndaj KFOR-it, e pjesëmarrje në protesta të dhunshme, në paraburgim që nga qershori i vitit të kaluar është Milun Milenkoviq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy