Hekuran Murati i reagon Avdullah Hotit që tha se qeveria Kurti ka dështuar me borxhin shtetëror

by Nexhat

Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka pasur menaxhim të mirë me financat publike teksa ka folur për borxhin publik.

Murati i është përgjigjur ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili ka deklaruar se Qeveria Kurti ka dështuar sa i përket borxhit publik

banner

Për këtë Murati ka publikuar një grafikon duke treguar se Qeveria e Kurtit qëndro më mirë sesa ajo e Hotit për sa i përket borxhit publik.

“Kur flasim për borxh publik, treguesi më i mirë është grafikoni më poshtë, që tregon trendin e qeverive paraprake (ngjyrë hiri), përfshirë edhe projeksionet e Qeverisë Hoti për rritjen enorme të borxhit sipas buxhetit dhe kornizës afatmesme të shpenzimit (ngjyrë të kuqe). Ndërsa me ngjyrë të gjelbër e keni rezultatin e Qeverisë Kurti – në fund të vitit 2023 niveli është përgjysmë më i ulët sesa po të ishin qeveritë tjera”, ka shkruar Murati në Facebook, të martën.

Ai ka thënë se “kanë dallim enorm në qeverisje dhe menaxhim të financave publike”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy