Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026

by Merita

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani i ka dhënë fund të gjitha dilemave sa i përket të ardhmes së trajnerit Ilir Daja.

Ekipi nga Suhareka, të hënën ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Daja, i cili është në krye të Ballkanit prej janarit të vitit 2022.

banner

Me rinovimin e kontratës, Daja do të jetë trajner i Ballkanit deri në verën e vitit 2026. Në njoftimin e Ballkanit, thuhet ndër të tjera se Daja do të vazhdoj të shkruaj historinë me këtë skuadër, me të cilën fitoi dy tituj kampioni të Kosovës dhe një Superkupë.

“Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026. Bashkë kemi nisur t’u shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!”, ka shkruar ndër të tjera Ballkani.

Po ashtu, nën drejtimin e Dajës, Ballkani dy herë u paraqit edhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Aktualisht, Ballkani është lider në Superligën e Kosovës me 45 pikë të tubuara pas 22 ndeshjeve të luajtura.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy