Ishte në kërkim, arrestohet i dyshuari për vrasjen e shqiptarit që ishte pjesë grupit kriminal ‘Skaljari’ në Mal të Zi

by Nexhat

Është arrestuar Dino Ibrahimoviç i dyshuar si autori i vrasjes së sotme të Edmond Mustafës në Tivar, mëson Televizioni E.

Ibrahimoviç ishte në kërkim për vrasjen e Shcepan Roganoviqit nga Novlja

banner

29 vjeçari Edmond Mustafa është vrarë mëngjesin e sotëm në cepin e rrugës Popa Dukljanin në Tivar, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Hetimet janë duke vazhduar, përveç që në vendin e ngjarjes ndodhen edhe prokurorja kujdestare Irena Buriq dhe ekspertë balistikë, si dhe kreu i policisë së Tivarit

Pas denoncimit të ngjarjes, siç njoftojnë nga Drejtoria e Policisë, menjëherë është vendosur bllokimi i qytetit, ndërsa policia ka ndërmarrë taktika të gjera operacionale dhe masa e veprime teknike për zbardhjen e rrethanave dhe ndriçimin e kësaj ngjarje.

:Në masat e ndërhyrjes së parë, në ambientet zyrtare të policisë është sjellë një person, identiteti i të cilit bëhet i ditur nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë dhe në lidhje me të cilin po kryhen kontrolle të hollësishme për shkak të dyshimit se ai. është i lidhur ose mund të lidhet me kryerjen e kësaj vepre penale” – shtohet në njoftim.

Hetimet do të drejtohen nga një prokuror i Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy