Iu vazhdohet paraburgimi Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë në rastin e Liridona Ademajt

by Nexhat

Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi.

banner

” Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet prej datës 29.02.2024 deri më datë 28.04.2024″, tha ajo për Klankosova.tv

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2023, ku Naim Murseli, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

Sipas prokurorisë, derisa Naim Murseli me bashkëshorten dhe dy fëmijët ishin në makinën e tyre, papritmas del para veturës i dyshuari Granit Plava me masë në kokë dhe revole në dorë ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijë ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur ndërsa në veturë ka mbetur tani e ndjera Liridona Murseli.

Ajo nuk kishte arritur të dalë nga vetura, pasi dyshohet se ishte qëlluar në pjesën e qafës më një plumb, duke mbetur e vdekur në vend. Ndërkaq, në deklaratën e tij në polici, Naim Murseli ishte shprehur se kishin pasur probleme martesore dhe që e kishin pamundësuar vazhdimësinë e lidhjes së tyre, mirëpo sipas tij ai nuk ka qenë i informuar që Plava do e kryente vrasjen atë ditë.

Të ndryshme kanë qenë deklaratat e Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës. Plava kishte thënë se kishte kohë që Murseli i bënte presion për t’ia vrarë gruan dhe se ky ishte detyruar sepse kishte probleme financiare dhe shëndetësore.

Ndërkaq, Kokalla ka deklaruar se ai nuk ka qenë në dijeni mbi vrasjen e Liridona Ademajt. Për vrasjen e Liridona Ademajt ka pasur reagime të shumta, ku edhe u kërkua dënim maksimal për personat që kanë kryer vrasjen.

Liridona Ademaj, ka lënë pas vetes dy fëmijë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy