Takimi në praninë e zyrtarit të Ambasadës: Prokurorët të jenë sa më profesionalë rreth pushimit të hetimeve dhe konfiskimin e pasurisë

by Nexhat

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbledhur sot në takim kryeprokurorët dhe zëvendës kryeprokurorët e prokurorive të vendit. Në këtë takim, kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe John C. Hanley – Këshilltar Rezident Ligjor në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeprokurorit, në këtë takim është diskutuar lidhur më praktikën e nxjerrjes së vendimeve nga ana e Prokurorisë së Apelit që kanë të bëjnë me hudhjet dhe pushimin e hetimeve, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale

banner

Aty është diskutuar edhe konfiskimi automatik i pasurisë, si dhe çështjet që kanë të bëjnë më hetimet dhe zbatimin e masave të veçanta te hetimit.

“Më ç’rast UD Kryeprokurori i Shtetit kërkoj zbatimin sa më profesional të dispozitave ligjore lidhur më këto çështje”, thuhet në njoftim

Njoftimi i plotë:

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin me kryeprokurorët dhe zëvendës kryeprokurorët e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. John C. Hanley – Këshilltar Rezident Ligjor në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe z. Etrur Maloku – Zyrtar i lartë ligjor ne OPDAT.

Në këtë takim, u diskutua lidhur më praktikën e nxjerrjes së vendimeve nga ana e  Prokurorisë së Apelit që kanë të bëjnë me hudhjet dhe pushimin e hetimeve, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale. 

Një temë tjetër që u diskutua ishte edhe konfiskimi automatik i pasurisë, si dhe çështjet që kanë të bëjnë më hetimet dhe zbatimin e masave të veçanta te hetimit. Më ç’rast UD Kryeprokurori i Shtetit kërkoj zbatimin sa më profesional të dispozitave ligjore lidhur më këto çështje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy