Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Edmond Mustafës, shqiptarit nga Shkodra që u ekzekutua në qendër të Tivarit në Mal të Zi.
I riu u ekzekutua në sy të motrës, ndërkohë që pas orë pas ngjarjes policia vuri në pranga 28-vjeçarin Dino Ibrahimoviçin, i cili konsiderohet të jetë pjesëtar i të njëjtit grup kriminal
Mediat vendase japin detaje të tjera, duke theksuar se ai konsiderohej si person i afërt me klanin Skaljar, të cilët dyshohet se ishin edhe ekzekutorët.
Policia malazeze konfirmoi ditën e djeshme se edhe viktima por edhe autori i përkisnin të njëjtit klan dhe se Ibrahimoviç tentoi të arratisej me skuter, por u arrestua.
I vrari dhe vrasësi dyshohet se kanë qenë shokë. Spekulohet se pas vrasjes së një prej krerëve të klanit Skaljar, Alan Kožar, në Korfuz, në vitin 2020, Mustafa filloi të publikonte pretendime në TikTok se pas likuidimit qëndronin “tradhtarë nga klani Skaljar”
Ai dyshohet se ka publikuar korrespondencën sekrete të Sky-it, po ashtu është thënë se ka “fluturuar” dhe është ofruar në polici si dëshmitar-bashkëpunëtor.
Një tjetër motiv për likuidimin nga anëtarët e klanit të cilit ai vetë i përkiste është se pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviç në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa.