Interi ka triumfuar 4-0 ndaj Atalantas në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
Fillimisht, mysafirët ia dolën të shënonin me anë të Charles De Ketelaere në minutën e 11-të, por goli i tij u anulua për shkak të lojës me dorë
Më pas, Nerazzurët filluan të dominon, ndërsa golin e parë për ta e realizoi Mateo Darmian (26’) me një asistim të Henrikh Mkhtitaryan.
https://twitter.com/Inter/status/1762936555432215033?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1762936555432215033%7Ctwgr%5Ef17ba5785dfebfccd6fd2d07521c2fff51b3cb1e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Finteri-shkaterron-atalantan-shkeputet-12-pike-nga-juventusi%2F
Për 2-0 u përkujdes Lautaro Martinez që shënoi në minutën e 45+1-të me asistimin e Benjamin Pavard.
Edhe pjesa e dytë u dominua nga vendasit, që realizuan dy gola të tjerë.
https://twitter.com/Inter/status/1762945435511951483?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1762945435511951483%7Ctwgr%5Ef17ba5785dfebfccd6fd2d07521c2fff51b3cb1e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Finteri-shkaterron-atalantan-shkeputet-12-pike-nga-juventusi%2F
Lautaro, fillimisht, dështoi nga penalltia në minutën e 54-të dhe nga topi i kthyer shënoi Federico Dimarco.
Për të vulosur fitoren e tyre u përkujdes Davide Frattesi, që shënoi në minutën e 72-të për 4-0.
Me këtë fitore, Interi ka thelluar diferencën nga vendi i dytë që është Juventusi (57) në 12 pikë, pasi kanë grumbulluar 69 sosh, ndërsa në xhiron e 27-të takohen me Genoan