Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një deklaratë duke cituar presidentin Joe Biden bëri me dije se nuk do të dërgojnë e trupat amerikane për të luftuar në Ukrainë. Ky qëndrim vjen pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë “nuk mund të përjashtohet”.
“Sigurisht, çdo vend është i lirë të flasë për interesin e vet, por përveçse presidenti e bëri të qartë se SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka përjashtuar çdo trupë të NATO-s që të luftojë në Ukrainë”, – tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Ndër të tjera ai tha se Kongresi duhet të miratojë fonde shtesë për ndihmën ndaj Ukrainës.
“Ne mendojmë se rruga drejt fitores për Ukrainën tani është në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara,” tha Miller.